Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 pako peta, 1 pulë fshati, Kripë, piper.

Përgatitja

Vendosim pulën të ziejë në një enë me ujë (në masë të pulës) me pak kripë. Pasi pula të ketë zjerë, fikim sobën dhe e lemë pulën mbuluar me kapak duke i shtuar dhe pjesën tjetër të kripës.

Pasi pula të jetë ftohur mirë e pastrojmë nga kockat dhe copëtojmë mishin në pjesë të vogla.

Marrim një tavë e lyejmë në fillim me pak vaj dhe vendosim 3-4 petë duke i spërkatur me lëngun e pulës që e kemi kulluar më parë. Bëjmë një shtresë me mish, e spërkasim me piper të bluar, vendosim 2-3 petë të tjera. I spërkasim petët me lëngun e pulës dhe bëjmë shtresën tjetër me mish pule. Vendosim në fund 3-4 petë të tjera duke i lagur mirë me lëngun e pulës.

E presim më pas byrekun dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-50 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: