Nga: ZONJA ENEIDA

1 qepë
1 spec i kuq
1 karotë
1 domate të madhe
1 lugë salcë koncentrat
2 thelpinj hudhër
1 gjethe dafine
500 gr thjerrëza
Vaj ulliri
Kripë
10 petë të gatshme Neranxi
Pak gjalpë të shkrirë

Skuqim qepën në vaj ulliri dhe sapo të fillojë të bëhet e tejdukshme, shtojmë karotën dhe specin e kuq. Ndërkohë në një tenxhere tjetër ziejmë thjerrëzat, te cilave ua ndryshojmë ujin e parë. Pasi janë skuqur perimet, shtojmë domaten e grirë në rende dhe salcën. I skuqim pak bashkë dhe shtojmë hudhrat, gjethen e dafinës, kripën si dhe thjerrëzat dhe i ziejmë për 30 minuta bashkë.

Hapim paketimin me petët e byrekut dhe ndajmë 5 peta për poshtë dhe 5 peta për lart. I spërkasim me gjalpë të shkrirë ndërmjet. Vendosim mbushjen në mes dhe nga lart shtojmë pak susam. E vendosim byrekun në pjekje në 200 gradë për 30 minuta.

(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb