Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 pako peta për byrek, 500 ml qumësht, 250 ml ujë të gazuar, 5-6 kokrra vezë, 250 gr kos, 400 gr gjizë, 400 gr djathë të bardhë
1 filxhan vaj ulliri (ose ½ vaj – ½ gjalpë). Kripë, piper i zi

Përgatitja

Përziejmë kosin me gjizën dhe djathin e bardhë të thërrmuar.

Rrahim vezët dke shtuar më pas qumështin dhe ujin e gazuar. E rregullojmë masën me kripë dhe piper të zi.

Shtrojmë petët e para (4-5 petë) duke e mbuluar tavën nga të gjitha anët. Çdo petë e spërkasim me pak yndyrë. Pasi kemi vendosur 4-5 petët vendosim lugë lugë nga masa e përgatitur me gjizë, kos dhe djathë. Vendosim një petë dhe hedhim pak nga pjesa e lëngshme. Vendosim përsëri mbushje me gjizë dhe djathë, përsëri petë dhe pak masë të lengshme me vezë dhe qumësht. Kështu vazhdojmë derisa të perfundojë mbushja me gjizë dhe djathë si dhe petët e byrekut.

E mbulojmë byrekun me petët që kanë dalë anash, e presim në racione, më pas hedhim masën e lëngshme që ka tepruar dhe e vendosim byrekun në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

Pasi byreku të jetë pjekur, e largojmë nga furra dhe e lemë të kullojë duke e mbuluar me një pecetë kuzhine.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb