Nga: Zonja Katerina

3 petë byreku
800 gr – 1 kg mish
2 filxhanë oriz
5 filxhanë lëng mishi
1 qepë të thatë
3-4 qepë të njoma
2 tufëza koper
1 tufëz majdanoz
3-4 vezë
Vaj ulliri
Kripë, piper

Fillimisht vendosim mishin të ziejë me 1 litër ujë me pak kripë.

Kaurdisim qepën e thatë të grirë hollë derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të lehtë. Më pas shtojmë qepët e njoma dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe erëza dhe hedhim orizin. E përziejmë 3-4 herë duke shtuar pjesën më të madhe të lëngut të mishit (rreth 4-5 filxhanë) dhe e lemë derisa orizi dhe qepët të përthithin komplet lëngjet.

 

Lyejmë një tavë me pak vaj dhe shtrojmë 3 petë të përgatitura vetë duke i spërkatur mirë me vaj. Hedhim masën e përgatitur dhe vendosim rreth e rrotull tavës racionet e mishit. I kthejmë petët një e nga një rreth e rrotull duke i spërkatur me vaj. Përziejmë vezët me pak lëng mishi dhe i hedhim në qendër të byrekut. Lagim petët me pak ujë rreth e rrotull dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb