Nga: ZONJA KATERINA
4-5 petë
1 pulë
500 gr oriz
1 qepë të thatë
2-3 qepë të njoma
2 tufëza koper
1 tufëz majdanoz
4-5 lgj vaj ulliri
3-4 kokrra vezë
Kripë, piper

Në një tenxhere vendosim ujë të vlojë dhe më pas vendosim pulën të ziejë jo plotësisht.

Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepët duke shtuar pak kripë dhe piper të zi. Më pas shtojmë orizin dhe e kaurdisim për disa minuta duke shtuar më pas dhe erëzat.

Marrim një tavë, e lyejmë me pak vaj dhe vendosim petët duke spërkatur çdo petë me pak vaj. Hedhim mbi petë masën e përgatitur me qepë dhe oriz. Shtojmë dhe racionet e mishit të pulës. Bëjmë rregullimin e petëve duke i kthyer rreth e rrotull tavës. Mbi pjesën e mbushjes shtojmë vezët të trazuara me buljonin e zierjes së pulës. Më pas e vendosim byrekun në furrë në temperaturën 180 – 200 gradë për 25-30 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb