Nga: ENEIDA CAKERRI

500 gr petë për byrek
5 vezë
150 gr gjalpë
1 kanaçe qumësht të kondesuar të ëmbël
Sheqer pluhur
Kanellë

Petët i hapim një e nga një dhe i spërkasim me gjalpin e shkrirë. I mbledhim në formë pale dhe i vendosim në tavë. I pjekim në 180 gradë deri sa të marrin ngjyrë të artë.
Rrahim vezët me qumështin e kondesuar dhe e shtojmë tek petët. E tundim tavën mirë dhe e fusim për 20 minuta akoma në 180 gradë.
E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Më pas e spërkasim me sheqer pluhur dhe kanellë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb