Të ftuara në “Vila24” gazetarja Rudina Xhunga dhe vajza e saj Alana ka krijuar një atmosferë të ngrohtë e familjare me byrekun me lekë sipas recetës së gjyshes.

Alana shumë strikte me gramaturat, e Rudina që e ndjek me shumë kujdes, nënë e bijë treguan me sinqeritet raportin e tyre dhe solidaritetin në kuzhinë.

Batutat e Rudinës për petat e byrekut krijuan të qeshura në studion e cila shoqëron çdo ditë familjet shqiptare, moderuar nga Brunilda Lahe e cila zbuloi me humor se kujt i qëllonte për çdo vit leku në familjen e saj dhe si ndodhte kjo.

Tradita e një byreku me lekë është kujtuar nga Rudina e cila thotë se për këtë kishte kërkuar edhe ndihmën e vjehrrës së saj. Kjo atmosferë e gëzueshme është mbyllur me urimet për një Vit të Ri sa më të mbarë për të gjithë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb