TIRANE – Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta thekson se e rëndësishme në lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit është që të respektohen parimet e Kushtetutës dhe të jetë efikase.

Në një prononcim, lidhur me formulën e propozuar për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Kryetari i Kuvendit shprehet se e rëndësishme është që kjo strukturë të ngrihet dhe të jetë efikase.

“Nuk kam hyrë asnjëherë në brendinë e këtij projekti. E kam theksuar që për ne është e rëndësishme të ngrihet dhe të jetë efikase. Nuk është shumë e rëndësishme sesi ngrihet dhe ku ngrihet. Pra për ne ka rëndësi që të respektohen parimet e Kushtetutës dhe e dyta të jetë efikase. Kjo është mjaft e rëndësishme. Dhe ajo që është po kaq e rëndësishme është që ky është varianti më i fundit, për të cilën PD ka rënë dakord edhe me përfaqësuesit e OPDAT-it. Mua ma ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, edhe Kryeministri, dhe tani i takon Parlamentit dhe Komisionit të Reformës në Drejtësi që të shprehen edhe për këtë çështje dhe të miratohet sa më shpejt në Kuvend”, – theksoi Meta.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: