TIRANË- Ka nisur në Kryesinë e Kuvendit mbledhja e Byrosë ku do të vendoset edhe fati i 7 deputetëve të opozitës, për të cilët PS ka kërkuar përjashtimin për 10 ditë. Një ditë më parë PS depozitoi kërkesën për përjashtimin e deputetëve:

Ervin Salianji,
Endri Hasa,
Flamur Noka,
Bardh Spahia,
Monika Kryemadhi,
Kejdi Mehmetaj,
Endrit Brahimllari.

Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve se përjashtimi do të jetë i vlefshëm për janarin, pra me nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe nuk bëhet fjalë për ditë kalendarike.

PS kërkon 10 ditë përjashtim nga komisionet dhe seanca parlamentare. Po kështu sipas burimeve PS do kerkojë edhe dënimin e deputetit të saj Bujar Çela që goditi deputeten e LSI Kejdi Mehmetaj pasi kjo e fundit i mori kartën elektronike. Por për Çelën mund të ketë një dënim më të lehtë, ndoshta një përjashtim për 5 ditë.

Dje Çela i dërgoi në leter byrosë, me anë të së cilës doli vullnetar dhe kërkoi që edhe ndaj tij të merrej një masë.
protesta-e-LRI-2
Ndërkohë që brenda Kuvendit mbahet mbledhja e Byrosë, jashtë janë mbledhur të rinj dhe aktivistë të LSI-së të cilët presin vendimin për përjashtimin e deputetëve të opozitës. Fill pas mbërritjes së tyre, jashtë selisë kanë ardhur edhe forca policie, për të mbarëvajtur rendin dhe sigurinë, nëse situata precipiton.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb