Qendra Zeta ka hapur thirrjen për çmimin “Ardhje” që këtë vit shënon edicionin e tij të 12-të. I dedikuar krijimtarisë së artistëve të rinjë nën moshën 35 vjeç, Ardhje është kthyer tashmë në një pasaportë që ju hap dyert drejt asaj që mund ta cilësojmë si skenë e artit bashkëkohor në vendin tonë e shpesh ka hapur dyert edhe per me tej.

Zeta e mban gjalle çmimin edhe ne nje vit si ky, kur prej pandemise, te shumta jane projektet e anulluara, duke i lënë artistët në një skenë artistike të zhveshur nga aktivitetet, e përkthyer ndryshe, tërësisht pa punë. Ajo që vihet re është mungesa e politikave kulturore që e ndihmojnë artin të kapercejë bllokimin.

Pasi Ministria ndryshoi mënyrën e financimit, pa u lënë kohë organizatave kulturore të përgatisnin projekte të mëdha, ato u mblodhën së bashku dhe dolën me një qëndrim të përbashket duke kërkuar përgjigje nga Ministria. Shqetësimi i tyre u ndoq nga heshtja, ndërsa ende nuk ka një plan publik për mbështetjen e artit pas pandemisë.

“Zero buxhët për skenën, bën aktivitete ne holl”.

Zeta është një prej qendrave të artit më aktive në vend për më se një dekadë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb