C.Panucci pëson një tjetër humbje si trajner i Kombëtares, këtë herë jo në fushë por në rrugë ligjore. Gjykata nuk ka pranuar padinë e trajnerit të Kombëtares shqiptare kundër ish-presidentin Bujar Nishani, i cili pas humbjes së ndeshjes ndaj Kosovës, e etiketoi atë “sharlatan”. I kontaktuar nga BalkanWeb, avokati i ish presidentit Nishani, Indrit Sefa konfirmoi se padia e trajnerit të Kombëtares është rrëzuar nga Gjykata.

Nishani Me Avokatin
Nishani Me Avokatin

Avokatët e ish presidentit kanë ironizuar pas këtij vendimi duke shkruar në faqen e tyre zyrtare në Facebook: “Kur liria e shprehjes triumfon… Panucci duhet të punoje për të fituar në fushë se drejtësia i përket profesionisteve të tjerë.

Statusi I Nishanit
Statusi I Nishanit

Kujtojmë se padia ishte depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panuccit, i cili kërkoi që të dëmshpërblehet për dëmin që i kanë shkaktuar deklaratat e ish-Presidentit Nishani, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb