Nuk është as C.Ronaldo e as Leo Messi futbollisti më i mirë për Jose Mourinho. Në një intervistë për LiveScore, trajneri i Tottenham është pyetur se kush është për të futbollisti më i mirë që ka parë. Mou shprehu admirimin e tij për të dy lojtarët por për të futbollisti më i mirë është dikush tjetër:

“Ronaldo, fenomeni. Cristiano dhe Leo Messi kanë pasur një karrierë më të gjatë, kanë qëndruar në maj për 15 vite por kur flasim për talent askush nuk e kalon brazilianin. Kur isha tek Barcelona me Bobby Robson u binda se ai ishte futbollisti më i mirë që kisha parë ndonjëherë në fushë. Dëmtimet e shpeshta vranë karrierën e tij e cila mund të ishte edhe më e famshme. Talenti që kishte ai 19-vjeçar ishte diçka e jashtëzakonshme”, theksoi Mourinho.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb