C.Ronaldo ka menduar seriozisht të largohej nga Juventus në merkaton e dimrit, për këtë është e bindur “France Football”. Sipas prestigjiozes franceze, Ronaldo ishte fiksuar pas idesë për tu transferuar te PSG pasi në sytë e tij bardhezinjtë nuk ishin klubi ideal për të arritur objektivat e tij.

Ronaldo
Ronaldo

Dyshimet e CR7 erdhën fill pas fitores 2-1 kundër Lokomotivë Moskës në tetorin e shkuar, ylli portugez nuk ishte i zhgënjyer por as i lumtur e për këtë arsye po mendonte të transferohej në një tjetër klub ku të kishte më shumë mundësi të fitonte Champions League. Në javët pasuese, gjithnjë sipas “France Football”, Ronaldon po e joshte shumë ideja për tu transferuar në Paris ku mund të formonte një sulm shpërthyes me Mbappe e Neymar. Ideja për tu transferuar tek PSG u shua përfundimisht pas emergjencës që solli Covid-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: