Në ditët e fundit, nga Anglia në Spanjë flitet pafund për situatën që po kalon C.Ronaldo tek Man.United. Flitet për një situatë aspak të lumtur, për një gjendje shpirtërore të trazuar, madje mediat shkojnë deri aty sa flasin për një largim në fund të sezonit, nëse “djajtë e kuq” nuk arrijnë të sigurojnë një vend për në Champions League.

As Ronaldo nuk bën shumë për të larguar këto zëra, dukshëm jo i plotësuar në këtë rikthim të tij në “pallatin e ëndrrave”: “Nuk dëshiroj ta mbyll sezonin në vendin e shtatë, e as të arrij në tre vendet e para në Premier League, dua të fitoj. E di shumë mirë rrugën që duhet të ndjekim por nuk dua të flas se nuk do të ishte korrekte”, u shpreh fillimisht CR7 duke shtuar:

“Fillimisht Solskjaer, më pas Carrick dhe së fundmi trajneri i ri. Kur ndryshon kaq shumë është gjithnjë e vështirë. Me Rangnick jemi përmirësuar në disa aspekte por duhet më shumë kohë, mendoj se ai do të bëjë një punë të mirë”, theksoi Ronaldo duke u ndalur në fund tek e ardhmja e tij: “Viti i ri, jete e re, shpresoj shumë që Man.United të arrijë në ato nivele që tifozët shpresojnë dhe meritojnë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: