C.Ronaldo në krizë? Pep Guardiola nuk i beson aspak shifrave jo pozitive të yllit portugez por kërkon nga ekipi i tij përqendrim maksimal në derbin e së dielës në Premier League kundër United: “Është një nga lojtarët më të mëdhenj në 15 vitet e fundit, së bashku me Messi.

Atë që kanë bërë këta dy lojtarë mbase nuk e shohim më kurrë. Kur arrin në nivele të tillë, në çdo sekondë të jetës je nën provim. Ronaldo është shumë i fortë, është një finalizues shumë i mirë, një top player.

Nuk dua as që ta diskutojë fare këtë pjesë. Ka qenë një kënaqësi e madhe ta shihja këto vite, ne duhet të shfrytëzojmë pikat tona të forta për ta mbajtur sa më larg portës, pasi aty ai është thjesht i papërmbajtshëm”, u shpreh Pep Guardiola në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb