Pak ditë më parë bëri shumë zhurmë një “sms” e Jose Mourinho-s, me teknikun portugez që ftonte C.Ronaldo-n t’i bashkohej në Turqi te Fernerbahce. Mourinho ka bërë prapa kthehu duke theksuar se Ronaldo nuk do të vijë në Turqi, kjo dhe për faktin se ka në dispozicion tre sulmues shumë të mirë:

“Kam tre sulmues shumë të mirë, nuk më duhet një tjetër. Ronaldo do të jetë gjithnjë Ronaldo, por nuk na intereson sepse kam besim te sulmuesit e mi”, u shpreh Mourinho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: