Nuk është një sekret që C.Ronaldo dëshiron të jetë gjithnjë në fushë, por në këtë rikthim të tij në “Old Traford” shpesh e ka parë veten në bankinë. CR7 nuk ka bërë skena, por më qetësi i ka kaluar të gjithë momentet, si në sfidën e fundit kundër Everton. “The Sun”, sjell një prapaskenë në lidhje me këtë temë, duke iu referuar një burimi pranë klubit.

Ronaldo
Ronaldo

Gjithnjë sipas të përditshmes angleze, trajneri Solskajer ishte i bindur se CR7 ishte i lodhur pas ndeshjes me Villareal në Champions, për këtë arsye vendosi ta lërë në bankinën në ndeshjen kundër Everton. Ronaldo i ka bërë tashmë të qartë trajnerit se dëshiron ti luaj të gjithë ndeshjet si titullar, do të jetë vetë ai që do të vendos kur nuk është në gjendje ta bëjë diçka të tillë duke shtuar se ka ardhur tek Man.United për të udhëhequr ekipin drejtë trofeve e jo të qëndroj në stol.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb