Në Angli dhe jo vetëm bëri shumë bujë “arsyeja familjare” e C.Ronaldo-s për tu mos paraqitur në fazën përgatitore, një mënyrë e butë për të bërë publike edhe një herë vendimin e tij se dëshiron të largohet nga Man.United. Sipas mediave angleze, CR7 dhe United kanë gjetur dakortësinë totale ndërmjet tyre për të shkruar drejt një divorci me konsensus, pa polemika dhe pa penalitete.

Ronaldoo
Ronaldoo

Në fakt edhe “djajve të kuq” i intereson largimi i Ronaldo-s, do të kursenin 23 milionë euro neto në vit, aq paguhet Ronaldo. Nuk do të ishte as etike nga ana e United, të mbanin kundër dëshirës një lojtar si Ronaldo që ka shkruar historinë në “Old Traford”. United duket një temë e mbyllur tashmë, pasi agjenti i tij Jorge Mendez ka nisur punën prej kohësh për të gjetur skuadrën e duhur për yllin portugez.

Sun
Sun

Nuk është një sekret që Mendez është takuar me presidentin e Chelsea, për momentin blutë janë skuadra më e favorizuar për të siguruar shërbimet e CR7. Nga ana tjetër, e ardhmja e Ronaldo-s duke e lidhur me atë të Robert Lewandowksit. Nëse polaku largohet nga Bayern, gjigantët gjerman mund ta marrin në konsideratë një transferim të mundshëm të CR7, pro kësaj ideje është edhe legjenda Lothar Matthaus, do të ishte një zëvendësim kokë më kokë në çdo aspekt.

Së fundmi sipas mediave spanjolle, Jorge Mendez ka takuar edhe përfaqësues të Barcelonës, edhe në këtë rast një tratative e tij do të diskutohej vetëm nëse Lewandowski nuk transferohet në “Camp Nou”. Barcelona është dhe opsioni më i ndërlikuar, pasi blaugranët e kanë të vështirë të përmbushin kërkesat e tij financiare por as për Ronaldo-n nuk do të ishte e lehtë një zgjedhje e tillë pasi tifozët e Real Madrid kanë shprehur menjëherë indinjatën e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb