Nuk ka paqe te Barcelona. Pas përplases Mesi-Abidal, që bëri të dridhej karrigia e team-managerit francez, një tjetër stuhi ka rënë mbi shtëpinë blaugrana. Sipas “Radio Barcelona”, një transmetues i gjigantit spanjoll “Cadena SER”, klubi paskësh paguar një shoqëri për të marrë me monitorimin e mediave sociale dhe të krijimit të mënyrave për të mbrojtur reputacionin e presidentit Bartomeu dhe nga ana tjetër për të groposur figurën e personave të tjerë të lidhur me klubin. Mes tyre Leo Mesi, Pike, Guardiola, Ksasi dhe Pujol.

Programi “Que t’hi jugues”, ka treguar sesi shoqëria në fjalë, “I3 Ventures”, është e lidhur me disa nga llogaritë popullore të klubit në rrjetet sociale dhe që në të shkuarën ka sulmuar ashpër jo vetëm disa opozitarë politikë të juntës drejtuese të Barcelonës (mes të cilëve dhe ish-presidentin Laporta), por edhe disa lojtarë të rëndësishëm. Mesi, për shembull, është marrë shpesh në shënjestër në momentin kur diskutonte rinovimin e kontratës, ndërsa Pike pr faktin se dukej më i përqëndruar për bizneset e tij.

Por Barcelona, në një komunikatë të ashpër zyrtare, ka përgënjeshtruar çdo lidhje me këto llogari dhe me shpërndarjen e mesazheve negative, por duke pranuar se ka një kontratë me shoqërinë “I3 Ventures”, që monitoron reputacionin e shoqërisë në mediat sociale.

Barca Reagim
Barca Reagim

Klubi është shprehur i gatshëm të prishë menjëherë kontratën ënse vërtetohet ekzistenca e një lidhjeje mes “I3 Ventures” dhe profileve sociale në fjalë, teksa ka kërkuar që “Cadena SER” të ndreqë vijën e informacionit të dhënë, në të kundërt do të përballet me aksione ligjore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb