Veturën ‘Cadillac’ që dikur e drejtonte ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, sot e posedon ish-ministri në Qeverinë e Kosovës, Astrit Haraqija. Rugova posedonte disa vetura gjatë kohës që ushtrone detyrën e kreut të shtetit të Kosovës. Shumica nga tyre ishin prodhim amerikanë dhe kishin fuqi të madhe të motorit.

Njëra nga veturat e tij ka qenë edhe një ‘Cadillac Deville’, ku ka pasur një motor prej 32 ventila dhe i pajisur me 275 kuaj fuqi, që për atë kohë të rralla kanë qenë veturat me këtë kapacitet të motorit, shkruan gazetametro.

  • foto galeri

 

Ndërkohë, Haraqija ka qenë përkrahës i madh i Ibrahim Rugovës dhe njëri nga personat më të afërt me familjen e presidentit. Ai këtë veturë ‘Cadillac Deville’ a ka marrë dhe e ka riparuar tërësisht dhe ka disa vite që lëviz me të, ku shihet shpesh në rrugët e Prishtinës.

Siç shihet edhe në fotografi, vetura është e regjistruar me targat e rajonit të Gjakovës dhe në tabelën e saj mban të vendosur një flamur Dardan apo siç edhe njihet flamurin e presidentit Rugova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: