Princi Charles, duket se është argëtuar së tepërmi në “betejën” që kryeministri britanik Boris Johnson kishte me çadrën e tij.

Johnson është kapur në një “luftë të ashpër” me çadrën në një ditë me shi dhe erëra të fuqishme, ku i pranishëm me të ishte dhe Princi Charles.

Në pamje shihet Princi i Uellsit duke mos mbajtur dot të qeshurat, ndërsa shikonte kryeministrin teksa ballafaqohej me çadrën. Kjo ngjarje, i ka kujtuar përdoruesve edhe incidentin që kryeministri kishte një vit më parë, ku përsëri, çadra i doli jashtë funksionit gjatë një interviste për mediat.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videot e mëposhtme.

https://twitter.com/i/status/1419980026209083410

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb