Zhvendoset me 6 ditë fillimi i Kupës së Afrikës, në program për t’u zhvilluar këtë vetë në Egjipt. Lajmin e ka dhënë vetë Konfederata Afrikane e Futbollit, që ka saktësuar se veprimtaria nuk do të nisë më në 15 qershor, por më 21 qershor, për t’u lejuar lojtarëve të besimit mysliman disa ditë pushimi më shumë për të rikuperuar energjitë pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

Periudha e agjerimit të shenjtë islamik përfundon më 4 qershor, ndaj Konfederata ka vendosur të pranojë kërkesën e federatave të Afrikës Veriore.

Në fakt, shumë prej yjeve të këtij turneu janë myslimanë, si senegalezi Sane apo egjiptani Salah. Ky i fundit do të jetë dhe zot shtëpie në një turne që për herë të parë do të luhet në verë dhe që po për herë të parë do të përbëhet nga 24 skuadra dhe jo nga 16.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb