BORSH

Moti i keq me reshje masive shiu ka përfshirë gjithë vendin, duke krijuar jo pak probleme.
Reshjet e dendura të ditës së djeshme kanë dëmtuar një pjesë të rrugës Sarandë-Borsh, duke krijuar edhe çarje të rrugës.

Gazetarja Shpresa Dine sjell pamje dramatike në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet se është çarë rruga në hyrje të Borshit, duke u bërë e pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë.

Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës, bëjnë me dije se për këtë është njoftuar edhe ARRSH dhe firma e mirëmbajtjes së kësaj rruge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: