Njerëzit gjatë kësaj periudhe të vitit janë më të ndjeshëm ndaj virozave gripale, të ftohurave etj. Këto viroza sjellin ethe, këputje të trupit, dhimbje muskujsh, rënie të imunitetit etj. Çaji më i mirë që mund të ju vijë në ndihmë në këto raste është çaji i borzilokut dhe kamomilit.

Ja si ta përgatisni:

Në një litër ujë hidhni një lugë kamomil, një lugë gjethe borziloku dhe lërini të valojnë disa minuta.

Konsumojeni çajin të vakët dhe shtoni një lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji kanellë. Konsumojeni 2-3 herë në ditë, derisa të ndiheni më mirë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: