TIRANE

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në emisionin “A Show”  të Adi Krastës në “News 24” ka komentuar mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme. Dade teksa e komentoi Cakajn si të panjohur, nuk kurseu as batutat “përderisa është kaq i mirë pse nuk ia cojmë Kosovës”.

“Sinqerisht nuk e kam njohur atë djalë, kur filloi të bëhej element i medias fillova të kërkoj CV –në e tij dhe nuk e dija që ishte zv.ministër i Jashtëm. Dhe ai nuk duhet të jetë edhe kryenegociator. Përtej faktit që ai është i lexuar, nuk njeh procesin tonë. Mbase të isha unë në vend në Bushatit, nuk do ta lija si krye negociator. Fakti që është është nga Kosova, ishin eksagjerime. Mua më vjen keq, por përderisa është kaq i mirë pse nuk ia cojmë Kosovës. Kosova ka nevojë për të tilla potenciale”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Dade u shpreh se ndihej e befasuar me reagimin e kryeministrit Edi Rama pas mosdekretimit nga Presidenti Ilir Meta. Ajo tha se  Rama një luftë të tillë ‘me një gjuhë të papranueshme institucionale’ nuk e ka bërë edhe kur është sulmuar nga opozita.

“Ajo që më ka befasuar  është pse kryeministri ka bërë gjithë këtë luftë, me një gjuhë të papranueshme institucionale. Nuk e ka bërë edhe kur na kanë sulmuar, dhe si ka mundësi që të krijohet gjithë ky problem serioz me Presidencën”, u shpreh ajo.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb