TIRANE

Një karikaturë të publikuar nga Bujar Kapexhiu për Mapo, ku kryeministri i vendit Edi Rama shfaqet duke u betuar në Kushtetutë, ndërsa në pjesën e pasme të trupit të tij qëndron i lidhur me litar Gent Cakaj është cilësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha si karikatura e vitit.

Përmes ironisë ish-kryeministri zbërthen edhe kuptimin e karikaturës. Sipas tij Rama është betuar si Ministër i Jashtëm me këto fjalë “Betohem ne Kushtetute per byç….e tij (Gent Cakajt) . sb”.

Karikature
Karikature

Kujtojmë se vetëm një ditë pasi u betua përpara Presidentit Meta si ministër i Jashtëm, kryeministri Rama vendosi t’i kalojë të gjitha kompetencat Gent Cakajt, kandidatura e të cilit u cilësua si e papërshtatshme nga Meta për postin e ministrit të Jashtëm.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: