Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit për të gjithë besimtarët muslimanë.

“Ky muaj na kujton se përpjekja për ngritjen morale është e pandarë nga përpjekja për një shoqëri solidare!”- shprehet Cakaj.

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj shton se Muaji i shenjtë i Ramazanit, është edhe një mundësi frymëzuese për të kuptuar se vetësakrifica, përkushtimi dhe besimi nuk duhet të jenë praktikë e një muaji, por vlera udhërrëfyese të gjithë jetës.

“Të gjithë besimtarëve muslimanë në këtë muaj të madhërishëm i uroj agjerim të lehtë dhe lutje të pranuara.”- përfundon urimin e tij Cakaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: