TIRANE

Kur rrjeti është ‘pushtuar’ nga debate në lidhje me cv-in e ministrit të ri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, kryeministri Edi Rama vjen me një përgjigje. Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, Rama tha se zgjedhja është bërë bazuar tek aftësitë dhe meritat.

Mes të tjerash ai tha se neverit me përbuzje termin ‘kosovari’ që janë përdorur për këtë rast sipas tij.

“Më falni për krahasimin, por Gent Cakaj ka lexuar libra më shumë sesa ju të gjithë. CV e tij do ta keni në dispozicion kur ai të bëhet ministër dhe nëse nuk është në web-sitin e ministrit së Jashtme është gjëja më e lehtë në botë. Zgjedhja e tij është zgjedhja e një shqiptari si ti dhe unë. Unë neveris çdo kënd që nënvizon ‘kosovarin’ si arsye për të kontestuar zgjedhjen. Përsa i përket pastaj insinuatës në fjalë, ta përsëris fjalën, se përsëris. Pyetjen e ke bërë pa tendencë negative dhe është e pafajshme. Cakaj është vendosur ministër për atë që përfaqëson, si një ndër njerëzit më të ditur që kam takuar në jetën time. Si një njeri i përkushtuar ndaj një pune të vështirë. Aman ju lutem, ku vend ka pasur ministër të Jashtëm Aldo Bumçin. Ky shtet ka pasur barrën të mbajë si ministër të jashtëm Bumçin. Askush nuk ka marrë mundimin që të shkruaj një fjalë për të dhe është konsideruar krejt normale. Gjithkush është në provë”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb