Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Danimarkë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Jeppe Kofod.

“Duke vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin dypalësh, theksuam rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona, veçanërisht në fushën ekonomike.”- u shpreh Cakaj në një reagim në facebook lidhur me takimin.

Gjithashtu, Cakaj theksoi se Danimarka ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në çeljen e negociatave për Shqipërinë. Prandaj, sipas Ministrit në detyrë Cakaj, informimi i drejtë për punën që po bën Shqipëria për të zbatuar detyrimet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, është i pazëvendësueshëm.

“Ne do të vazhdojmë punën politike e diplomatike me gjithë vendet anëtare për të mundësuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”- shprehu bindshëm Cakaj. Më tej, të dy homologët vlerësuan edhe mbështetjen e ndërsjellë për marrjen e angazhimeve si anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: