KOSOVË

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Kosovë ku po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare, që prej marrjes së detyrës.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Cakaj zhvilloi një takim me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në takim homologët shprehën gatishmërinë e tyre të plotë për nxitjen e bashkëpunimit strategjik e gjithëpërfshirës në fushën e politikës së jashtme me qëllim shfrytëzimin e plotë të mundësive dhe harmonizim të objektivave strategjike dhe diplomatike kombëtare. Gjithashtu, sa i përket zhvillimeve rajonale, palët diskutuan për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe shumëpalësh.

“Me Ministrin Konjufca jemi pajtuar që menjëherë të thërrasim mbledhjen e ‘Këshillit të Përbashkët për Planifikim Strategjik’ për Bashkërendim të Politikave për të koordinuar qëndrimet në politikën e jashtme dhe për të zhvilluar një platformë me qëndrime komplementare politike.” tha Cakaj ne nje prononcim per mediat.

Gjithashtu, Cakaj siguroi se Shqipëria do të vijojë angazhimin në mbështetje të Kosovës në procesin e avancimit të njohjeve dhe anëtarësimeve në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare, duke theksuar gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën për shtyp se është koha të kemi një plan më intensiv për të vënë në lëvizje të gjitha kapacitetet tona në shërbim të njohjes së Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb