Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka përgëzuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si një hap i jashtëzakonshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë.

Sipas Kryediplomatit Cakaj kjo marrëveshje do të krijojë jo vetëm parakushtet për një zhvillim të hovshëm ekonomik të Republikës së Kosovës, por edhe do të mundësojë zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, si një prej pjesëve më të dhimbshme nga lufta e fundit në Kosovë.

Më tej, Cakaj shtoi se njohja e pavarësisë së Republikës të Kosovës nga Izraeli është shenjë e rikthimit të fuqishëm të kauzës së drejtë të saj në arenën ndërkombëtare.

“Zoti i bekoftë shqiptarët, Kosovën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”- përmbylli reagimin e tij Ministri në detyrë Cakaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb