Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka pritur në zyrën e tij në Tiranë familjarët e Fahri dhe Bahri Fazliu, dy dëshmorë të Kosovës që ranë gjatë luftës për liri ndaj Serbisë.
Cakaj thotë se ka dalë tepër i frymëzuar nga biseda me familjen Fazliu lidhur me historinë e kombit, politikën e jashtme të Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.
Shumë i nderuar nga vizita e familjes Fazliu në zyrën time në Tiranë, familjes së madhe të dy dëshmorëve të Kombit, Bahri e Fahri Fazliu dhe tepër i frymëzuar nga biseda përmbajtësore për historinë kombëtare, politikën e jashtme të Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë ????!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb