Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin.

Diskutimet gjatë takimit u fokusuan në çështje që kërkojnë angazhim të përbashkët, të lidhura me mbështetjen e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Në një postim në “Facebook” lidhur me këtë takim, Cakaj shprehu mirënjohjen për punën e bërë deri më tani dhe gjithashtu mbështetjen e tij të plotë për koalicionin e shumicës shqiptare në Bujanoc.

“Pas koalicionit të Luginës së Bashkuar, puna e këtij koalicioni është e një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës.” , theksoi Cakaj.

Bashkëbiseduesit ndanë, gjithashtu, të njëjtin shqetësim lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në të gjithë Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.

“Pavarësisht sfidave, ne do të punojmë bashkërisht e pakursyer për ngritjen e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës”, u shpreh në fund Cakaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: