Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka ndërmarrë një sërë takimesh ndërkombëtare për një problem të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Cakaj së fundmi ka zhvilluar një takim në Sekretariatin e Asamblesë Parlamentare të OSBE dhe bën të ditur se tashmë i hapet rruga edhe deputetëve të Listës së Luginës së Bashkuar për qëndrimet e tyre politike lidhur me procesin e fshirjes së adresave.

Po ashtu ministri në detyrë thotë se nga Kopenhageni do të niset në një qendër tjetër të Europës dhe garanton se çdo institucion ndërkombëtar do të vihet në dijeni të këtij problemi të shqiptarëve të Luginës.

 

STATUSI NGA GENT CAKAJ

Sot, në zyrat e Sekretariatit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, paraqitëm hollësisht shqetësimet, çështjet dhe problemet që kemi biseduar me partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Tiranë e në Prishtinë.

Pas këtij takimi, është hapur rruga që këtu të vijnë deputetët e Listës së Luginës së Bashkuar, për të shpalosur qëndrimet e tyre politike lidhur me procesin e fshirjes së adresave në Luginën e Preshevës.

Takime të kësaj natyre janë vetëm pjesë e një përpjekje më të përgjithshme për të rritur ndjeshmërinë e çdo institucioni ndërkombëtar për këtë çështje. Në fakt, çdo institucion ndërkombëtar me përfshirje në këtë çështje do të vihet në dijeni për këtë problem jashtëzakonisht të madh për të drejtat themelore të shqiptarëve në Luginë.

Tani, nga Konpenhagen do të nisemi menjëherë në një qendër tjetër Evropiane, për t’i dhënë zë e forcë Luginës ??…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb