HAGË

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj ka zhvilluar në Hagë një takim me ambasadorin e Kosovës në Holandë, Lirim Greuiçevci.

Cakaj shprehet se Tribunali i Hagës po gjykon krerët e UÇK-së, duke pasur në shënjestër vetëm Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Kosovën në tërësi, gjë që është qasje e padrejtë.

Postimi i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj:

Gjatë qëndrimit në Hagë, zhvillova një takim edhe me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Hollandë, z. Lirim Greiçevci, për të biseduar imtësisht mbi të rejat e fundit nga Gjykata Speciale ????!

Krimet e luftës në Kosovë janë hetuar e gjykuar nga UMNIK-u, EULEX-i, Tribunali i Hagës, drejtësia vendore. Gjykata Speciale, pra, jo vetëm merr përsipër të hetojë e gjykojë sërish një palë që ka mbyllur kusuret me drejtësinë ndërkombëtare për dy dekada rradhazi, por edhe e bën këtë në mënyrë krejtësisht të njëanshme duke vënë në shënjestër vetëm strukturat e UÇK-së dhe Kosovës në përgjithësi. Kjo qasje, pra, s’ka fare lidhje as me të vërtetën, as me drejtësinë. Kaq.

Ndërkohë, krimet kundër njerëzimit, spastrimi etnik dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë, jo vetëm që nuk janë hetuar e gjykuar mjaftueshëm, por sot ato përgjithësisht nuk përmenden fare dhe bashkësia ndërkombëtare kryesisht qëndron e heshtur para tyre.

Për Tribunale Ndërkombëtare e Gjykata Speciale ka nevojë Serbia për të gjitha mizoritë e kryera në Kosovë, e jo Kosova për luftën e saj çlirimtare!

Pavarësisht kësaj, duhet theksuar se historinë e Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve, nuk mund ta shkruajë askush!

Mbështetje e solidaritet i plotë i Shqipërisë me Kosovën në këto rrethana jo të lehta për krejt kombin shqiptar ?…

#LiriaKaEmër #UÇK #JemiNjë

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: