Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka takuar në Berlin kryetarin e Komisionit për Çështjet Europiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum.

Cakaj thekson se e informoi kryekomisionerin për përparimin që ka bërë Shqipëria në drejtim të detyrimeve që ka para Konferencës së Parë Ndërqeveritare pas hapjes së negociatave.

Ai ndër to rendit Reformën Zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ngritjen e SPAK dhe BKH.

Por gjithashtu Cakaj kërkoi nga Presidenca gjermane e BE të japë shtysë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe përfundimin e dialogut të saj me Serbinë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë.

 

STATUSI NGA GENT CAKAJ

Sot në Berlin, pata një takim të shkëlqyer me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Bundestagut, z. Gunther Krichbaum ????!

E informova hollësisht mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme para mbajtjes së Konferencës së Parë ndër-Qeveritare, duke përfshirë reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri te ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së. Ndamë të njëjtën pikëpamje lidhur me rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Po, patjetër: theksova se Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë ?…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb