Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka takuar në Berlin nënkryetarin e grupit parlamentar të CDU, Johann Wadepuhl.

Cakaj thotë se ndër të tjera me Wadepuhl kanë folur dhe për përmbylljen e Reformës Zgjedhore në përputhje të plotë me përcaktimet e Këshillit Europian në mars të këtij viti.

Sipas Cakajt, ky ishte një takim i vyer ku u ndanë të njëjtat pikëpamje lidhur me përparimin që ka bërë Shqipëria për zbatimin e detyrimeve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Por kujtojmë se Ëadepuhl lidhur me Reformën Zgjedhore sot apeloi që palët politike të ulen në tryezën e Këshillit Politik, dhe ai siguroi se ajo do të quhet e përmbushur vetëm kur e thotë OSBE/ODIHR që është në përputhje të plotë.

STATUSI NGA GENT CAKAJ

Një takim jashtëzakonisht i vyer me nënkryetarin e grupit parlamentar CDU, Johann David Ëadephul ????.

Ndamë të njejtën pikëpamje se Shqipëria ka bërë një përparim madhor e fare të dukshëm sa i përket zbatimit të detyrimeve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Po ashtu, folëm edhe për hapat e mëdhenj që kemi bërë për mbylljen e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me përcaktimet e Këshillit të Marsit 2020.

Mirënjohës për mbështetjen e deri tanishme dhe gatishmërinë për ta thelluar bashkëpunimin më tutje në shërbim të së ardhmes evropiane të Shqipërisë ???…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb