Gjatë qëndrimit në Bratislavë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell.


Në takim, diskutimet u përqëndruan në rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.


Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan hollësisht mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së dhe veprimet e përbashkëta në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë.


Në një reagim në Facebook lidhur me takimin Cakaj u shpreh: “Theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme për liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës një orë e më parë!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb