Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ndërmarrë një fushatë jashtëzakonisht të vyer këto ditë për mbledhjen e të dhënave personale për gjithë shqiptarët me adresa të pasivizuara në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

“Për këtë arsye, veçanërisht këto ditë kemi ruajtur komunikim të ngushtë me Kryetarin e Këshillit, z. Ragmi Mustafa, për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e kësaj nisme.” – u shpreh Cakaj në postim.

Gjithashtu, Cakaj theksoi se dokumentimi i saktë i adresave të pasivizuara është parakusht për trajtimin e këtij procesi krejtësisht arbitrar dhe diskriminues ndaj shqiptarëve të Luginës.

Kryediplomati Cakaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, të cilëve u janë pasivizuar adresat, të paraqesin rastet e tyre pranë zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc e Medvegjë.

“Ne do vazhdojmë mbështetjen e pakursyer me veprime konkrete politike, institucionale dhe diplomatike për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës.”- përfundoi Cakaj reagimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb