Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një video konferencë me Ministrin Alternat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Miltiadis Varvitsiotis.

Biseda u përqëndrua në rëndësinë e bashkëpunimit të dy vendeve si kryesuese të dy organizatave shumë të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave themelore e promovimit të demokracisë, OSBE dhe Këshillit të Evropës, në shërbim të lartësimit të vlerave të përbashkëta në rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

“Natyrisht, krahas angazhimeve të përbashkëta në rrafshin e diplomacisë shumëpalëshe, u pajtuam edhe për të thelluar më tutje bashkëpunimin tonë në procesin e integrimit evropian.”- u shpreh Cakaj në një reagim në ‘Facebook’ lidhur me video konferencën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: