Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, vizitoi edhe misionin e OSBE-së në Bujanoc, në vazhdën e takimeve në Luginën e Preshevës.

Cakaj shprehet se si kryesuese e OSBE-së, Shqipëria është plotësisht e angazhuar të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme për zbatimin e synimeve të saj në terren.

Postimi i Gent Cakajt:

Në valën e takimeve në Luginën e Preshevës, vizituam edhe misionin e OSBE-së në Bujanoc.

Si kryesuese e OSBE-së, Shqipëria është plotësisht e angazhuar të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme për zbatimin e synimeve të saj në terren.

Në dritën e zhvillimeve të fundit në Luginë, theksuam rëndësinë e mjedisit të sigurtë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, sigurimin e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë në institucione shtetërore, pa dallim të etnisë dhe adresimin e duhur të çështjes së pasivizimit të adresave në Preshevë, Bujanoc e, veçanërisht në Medvegjë ????.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb