Deputetja e Kuvendit, Rudina Hajdari ka publikuar sot në rrjet ftesën e Presidentit Ilir Meta për takimin e thirrur me krerët e partive politike ditën e premte për të caktuar datën e zgjedhjeve 2021.

Përmes një postimi në Instastory Rudina iu kërkon ndihmë ndjekësve të saj se cila do të ishte sipas tyre një datë e përshtatshme për zgjedhjet mes periudhës 15 prill – 15 Maj.

Letra e kreut të Shtetit i shkoi dje edhe kreut të qeverisë Edi Rama si dhe kryedemokratit Lulzim Basha, të cilët do të priten nga presidenti në orët e mesditës njëri pas tjetrit.

Ky i fundit e konfirmoi prezencën në takim, ndërsa nuk dihet nëse kreu i qeverisë do të shkojë vetë në presidencë apo do të dërgojë një përfaqësues.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb