Pasi janë luajtur 50 ndeshje për shumicën e skuadrave, organizatorët e NBA kanë dhënë verdiktet e votimit për dy skuadrat që do të përballen në të famshmen sfidë “All Star” që luhet çdo vit në SHBA.

Ky event do të zhvillohet më 19 shkurt në stadiumin Salt Lake City, ku zhvillon ndeshjet Utah Jazz. Basketbollistët LeBron James në Perëndim dhe Giannis Antetokounmpo në Lindje ishin dy më të votuarit, duke qenë edhe kapitenët e dy skuadrave përkatëse.

Për LeBron kjo është hera e 19-të që merr pjesë në këtë ndeshje, duke barazuar rekordin e Kareem Abdul Jabar. Gjithashtu, janë përcaktuar edhe titullarët në të dyja Konferencat, Lindje dhe Perëndim, në bazë të votave që janë marrë.

Më të votuarit në Lindje ishin Giannis Antetokounmpo i Milëaukee, Kevin Durant dhe Kyrie Irving i Brooklyn, Jayson Tatum i Boston dhe Donovan Mitchell i Cleveland, të cilët do të jenë edhe titullarët nga skuadra e Lindjes.

Më të votuarit në Perëndim dhe që do të startojnë sfidën “All Star” janë LeBron James i Lakers, Nikola Jokic i Denver Nuggets, Zion Williamson i New Orleans, Stephen Curry i Golden State, dhe Luka Doncic i Dallas Mavericks.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb