TIRANË

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar datën për seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ku pritet të vendoset nëse do të rinisë gjykimi për Fatmir Mediun, i cili akuzohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit me 26 të vdekur e qindra të plagosur

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se seanca ndaj ish-ministrit Mediu do të mbahet më 27 korrik, në dhomë këshillimi, ku pritet të vendoset nëse gjykata do të pranojë ose jo kërkesën e SPAK për rigjikimin e Fatmir Mediut.

Ishte SPAK që kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ma imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.

Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë cështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb