TIRANË- Besim Trezhnjeva do të jetë gjykatësi i tretë që do të kalojë në sitën e vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë seancën dëgjimore publike më 11 prill me Trezhnjevën, i cili është gjykatës pranë Gjykatës së Apelit në Durrës, njëkohësisht kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia. Trezhnjeva është gjyqtari i tretë që del para KPK. Para tij Fatos Lulo, nuk mundi ta kalonte vettingun, ndërsa Vitore Tusha doli e pastër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: