MAQEDONI E VERIUT

Pas 6 ditësh do të konstituohet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Kuvendi ka njoftuar se më 4 gusht, ora 12:00 do të votohet për përbërjen e Kuvendit i cili do të ketë deputetët e rinj tashmë pas zgjedhjeve të parakohshme të 15 korrikut.

Konstituimi do të ndodhë në sallën e madhe të Kuvendit në Maqedoninë e Veriut për shkak të masave ndaj COVID-19. Por ajo çfarë bie në sy është se partitë nuk po japin asnjë shenjë për një koalicion qeverisës.

Të gjitha partitë përveç LSDM e cila është më pak aktive, por kryejnë negociatat të ‘fshehta’ por pa asnjë rezultat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb