Jepet sot masa e sigurisë për 39-vjeçarin Nuredin Dumani nga Gjykata e Elbasanit. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se seanca do të zhvillohet në orën 15:00 në dhomën e Spitalit të Traumës në Tiranë ku ndodhet aktualisht Dumani.

Prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi ka kërkuar burg për Dumanin, ndërsa vendimi do të merret nga gjyqtarja Matilda Fetau.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet se në dhomën e Dumanit ndodhen gjatë gjithë kohës efektivë policie në ruajtje të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb