Chelsea dhe Villareal do e luajnë Superkupën e Uefës më 11 gusht në Belfast të Irlandës së Veriut.

Fituesja e Champions League dhe e Europa League do të ndeshen me njëra-tjetrën për të fituar trofeun e dytë ndërkohë që më vonë do të jepen detajet lidhur me tifozët që do të jenë në stadium dhe numrin e tyre.

Stadiumi kombëtar i Irlandës së Veriut ‘’Ëindsor Park’’ ka një kapacitet prej 18 mijë e 500 tifozësh. Nga distanca, duket se është i favorizuar Chelsea pasi Belfasti është qytet i Britanisë së Madhe, jo shumë larg Londrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb