I “fikur” prej kohësh, Hakan Calhanoglu ka humbur jo pak nga shkëlqimi i tij, por së fundmi, regjisori turk ka humbur edhe statusin e tij si i paprekshëm në radhët e Inter. Klubi zikaltër është i hapur për ofertat që mund të vijnë për të, madje për momentin është kthyer në temën kryesore të merkatos së dalje. Nga Turqia bëjnë me dije se Gallatasary e ka seriozisht për Calhanoglu, madje një gazetar turk ka zbuluar dhe një bisedë që ka pasur me mesfushorin e Inter

“Hakan më tha se është në tratativa me Gallatasary. Ata më duan mua, dhe unë i dua ata”, mësohet t’i këtë thënë Calhanoglu. Këta zëra që po qarkullojnë fuqishëm janë shtuar edhe më shumë pas deklaratës që bëri babai i tij: “Shpresoj që një ditë ta shoh ta Gallatasary”.

Inter nuk është kundër shitjes së Calhanoglu-s, por zikaltërit nuk pranojnë asnjë ofertë nën 40 milionë euro. Me turkun që pritet të fluturojë drejt Stambollit për të kuptuar më qartë ofertën e Gallatasary, Inter po studion tregun për të gjetur një regjisor të ri.

Dëshira e stafit drejtues është Rovella i Lazio-s. Ekipi kryeqytetas nuk e lëshon mesfushorin “azzurr” pa 40-45 milionë euro, por kjo është një shifër e lartë, me Inter që kërkon ta “zbus” duke përfshirë në negociata kartonin e Davide Frattesit.

Mbetet e paqartë e ardhmja dhe roli i Asllanit, por më parë do të vlerësohen edhe ofertat që do të vijnë për të këtë periudhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb