SHBA

Ka transformuar rrugën në një pistë skish dhe është zbavitur duke bërë snowboard ky djale ne Californi. Ngjarja ka ndodhur në San Jose, ku një burrë ka shfrytëzuar breshërin e fortë që ka zbardhur të gjithë vendin për tu zbavitur si të ishte në mal.

Burri nuk ka kaluar pa rënë në sy dhe është filmuar nga Aaron Scheid, një tjetër burrë nga i njëjti vend, që ka ndarë video.

Pas stuhisë, që ka mbuluar San Jose me breshër të ngjashëm me dëborën, kanë qenë të shumtë qytetarët që të befasuar nga eventi klimatik, kanë ndarë pamjet dhe videon në rrjetin social.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb